Policia e Elbasanit ka dhënë informacionin e parë zyrtar lidhur me vrasjen që ndodhi mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, pas një konflikti mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, që është përshkallëzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me thikë.
Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve Florenc Kovaçi rreth 28 vjeç ndërroi jetë ndërsa vëllai tjetër Mikel Kovaçi 19 vjeç ndodhet në spital.
Gazetari i ABC, Aldo Kozarja mësoi se shkak i sherrit ka qenë një vajzë. Shërbimet e policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.
/b.h