Starton sot në Report Tv emisioni me i ri “Kontrast”me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli. Agron Duka, kreu i PAA-së, është i ftuar i parë, i cili është shprehur se Lulzim Basha ka gabuar duke mos pranuar humbjet teksa renditi dhe arsyet pse sipas tij çuan në humbjen.
“Basha mendon që duke mos e pranuar fiton politikisht, nëse do isha në vendin e tij, do bëja një analizë, djegia e mandateve, mos pjesëmarrja në Reformën territoriale dhe në zgjedhjet vendore, i lamë kundërshtarit 60 bashki, se ajo i ngeli pa dashje. Basha mundohet që të gjejë një mënyrë komunikimi me publikun që të vazhdojë sa më gjatë jetën politike, ai të dilte haptas para elektoratit dhe do e vlerësonin më shumë për të gjetur alibi”, tha Duka.
Ai ka folur edhe për marrëdhëniet me Bashën, pas zgjedhjeve.
” Nuk jemi takuar që pas zgjedhjeve të 25 prillit, në mënyrë institucionale, përveç kafeve. U suprizuam me trekëndëshin e Bermudës se sa kishim ardhur nga një betejë elektorale të përbashkët, kemi marrëdhënie të ngrira, në të gjithë aksionin opozitar, ato votimet në parlament kemi qenë të pavarur dhe kemi menduar siç kemi menduar vetë, nuk kemi pasur asnjë lloj komuniki,e ka 2 arsye, gjendja në të vilëqn ndodhet PD, që e prekupon më shumë se marrëdhënien që ka me aleatët, ose ka një zë të dytë që nga kjo aleancë nuk kemi përfituar asgjë, se thonë se kryetarët e partive u zunë vendin. nuk është e vërtetë, nëse do kandidonim më vete, në Durrës do kishim 14 kandidatë dhe kishim mundësi, por të dalësh vetëm merr vota nga e majta dhe e djathta”, tha Duka.
Në 25 prill, fitoi Rama apo humbi opozita? Për Dukën, ka humbur opozita, pasi sipas tij, kanë marrë vendime shumë të gabuara.
“Asnjë nga ato që ne morrëm nuk patën sukses, asnjë nga këto beteja nuk fituam, në 25 prill humbi opozita”, tha Duka.
Duka, është shprehur se ka mbetur i suprizuar nga deklarata e Bashës, ku futi Berishën, Metën dhe Edi Ramën në Trekëndëshin e Bermudës.
“Një përpjekje për ta shkëputur veten dhe për ta paraqitur si e ardhmja e politikës shqiptare, por nuk është se zuri vend, ajo që na bëri përshtypje ishte mënyra se si papritmas u prononcua dhe për presidentit, në politikë ndodhin edhe kthesa të tilla, por nuk besoj se janë të besueshme kur vjen nga një betejë e përbashkët, papritmas atë që kishe aleat, sot e rreshton dhe me Ramën. Politikisht ai mendon se kështu fiton, po unë jam dakord që edhe taktikisht nëse do kisha kundërshtarë, do mundohesha që të harxhoja energji vec e vec, grupi bashkë e bën më vulnerabël. Në fakt këta të tre janë gjigantët e politikës shqiptare, kush guxon që t’i bëjë bashkë”, tha Duka.
g.kosovari