Në një komunikim me gazetarët shqiptarë ngë Beogradi, Kryeministri Rama tha se ‘Ballkani i Hapur’ ka të njëjtin vizion dhe kornizë si Procesi i Berlinit.
“Sinqeriteti i të gjitha deklaratave të gjithë liderëve dhe politikanëve provohet në fushë. Presidenti i Serbisë e tha hapur që e mirëpret Kosovën njësoj si 2 vende të tjera. Kjo deklaratë testohet vetëm nëse Kosova vjen në këtë nismë. Kjo nismë ka qenë domosdoshmëri kohë më para se të lançohej. Procesi i Berlinit ishte i destinuar të kthehej në një proces samitesh dhe deklaratash pa e zbatuar. Ai ka vizionin dhe kornizën që është 100% si ai i Ballkanit të Hapur. Por nuk është një proces që drejtohet në Berlin dhe në Bruksel. Ballkani i Hapur është njësia që ngrihet në çdo vend, në çdo iunstitucion kur zbatohet një projekt me fonde të huaja. Pra, është thjesht Procesi i Berlinit që merret përsipër nga ne për t’i bërë realitet ato që bëhen në deklarata”, tha Rama.
Kreu i qeverisë ka nënvizuar dakordësinë se Serbia duhet të kërkojë falje ndaj shqiptarëve por kjo falje sipas tij vjen në fund dhe nuk mund të vijë në fillim duke cekur rastin e Gjermanisë dhe Francës.
“Unë jam dakort që Serbia të kërkojë falje, t’i kërkojë falje Kosovës. Ky është kapaku që i fduhet vënë dialogut. Dhe komunikimi që krijon procesi mund ta sjellë. Por falja vjen në fund pasi ka pasur edhe hapa të tjerë”, tha Rama.
g.kosovari