Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i është drejtuar deputetit demokrat Tritan Shehu që të ndalë dezinformimin që e ka nisur që prej 18 muajsh nga divani dhe Facebook, ndërkohë që kolegët e tij luftonin nga fronti i luftës.
“Ju luftoni nga divani shtëpisë, kur kolegët tuaj përballeshin me pandeminë. Nëse jeni vërtet të shqetësuar për të sëmurë mos i gënjeni, mos i mashtroni sepse po i merrni më qafë njerëzit. Kujdes dhe shqetësimin lerjani kolegeve tuaj mjekë që e bëjnë punë nga fronti i luftës as nga divani dhe as nga facebook. Ju nuk pranoni ata të dhënat shkencore të OBSH dhe hiqni dorë nga dezinformimi sepse jeni dhe mjek mbi të gjitha. Tundi në ajër klasifikime botërore që janë shifra relative në kohë të ndryshme, por konteksti duhet të lexohet mirë. Kemi bërë maksimumin për të ruajtur shëndetin dhe kemi bërë maksimumin edhe për pandeminë e gënjeshtrave që ju hidhnit se nuk ka virus.”, tha Manastirliu.
Deklarata erdhi sot në Kuvend ku ministrja është thirrur në interpelancë.
/a.r