Prej gati 3 vitesh, në Spitalin e Librazhdit nuk ka ngrohje. Pacientët mundohen të përballojnë temperaturat e ulëta të dimrit duke marrë ngrohëse me vete, por kjo nuk është e mjaftueshme, pasi edhe këto ngrohëse nuk u lejohet t’i mbajnë gjatë të gjithë kohës të ndezura.
Ky vend, që duhet të shërbente për kurimin e të sëmurëve, nuk ka as kushtet minimale për ta bërë të mundur këtë.
Jashtë kamerave, edhe personeli shprehet se e ka shumë të vështirë të punojë në të tilla kushte, kur temperaturat janë nën zero.
Mjekët madje shtojnë se, në shumicat e rasteve nuk i shtrojnë të sëmurët për shkak të të ftohtit, duke u dhënë mjekimin në shtëpi, ose i rekomandojnë ata për në spitale të tjera më të afërta.
/ Top Channel