Disa parcela me kanabis të sinjalizuara nga SHÇBA Vlorë duket se nuk janë marrë parasysh nga komisariati i Policisë Përmet. Pas mos-marrjes së masave ka bërë që aksioni të nis për procedimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarët të policisë të cilët nuk kanë reaguar ndaj kultivimit të kanabisit.
Kjo ka sjellë pezullimin nga detyra shefi i policisë Përmet, Petrit Gjokaza dhe është lënë në ‘arrest shtëpie’ ish shefi i krimeve Shpëtim Makashin.
Arrestohet kryeplaku i fshatit Frashër, Klodjan Mustafa, 43 vjeç, ndërsa është vendosur detyrim paraqitje për inspektorin e Zonave të Mbrojtura, Joan Allamanin.
Gjithashtu janë lënë në detyrim paraqitje për policët qqë mbulonin zonën e Frashërtit ku janë sinjalizuar parcelat me kanabis, Dhimitër Shytin dhe Maltin Dalilajn.
Nuk ka ende detaje apo njoftim nga policia lidhur me këtë aksion.
g.kosovari