• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pandemia/ Njihuni me vendin që raportoi për herë të parë një rast me COVID

by
01/11/2021 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishulli në pjesën jugore të Oqeanit Paqësor Tonga, raportoi rastin e parë me Covid-19 të premten, duke nxitur mijëra njerëz të vaksinohen mes paralajmërimeve për një bllokim kombëtar, shkruan CNN.

Tonga ishte një nga vendet e pakta që nuk kishte raportuar asnjë rast të vetëm Covid që nga fillimi i pandemisë. Por të premten, Kryeministri Pohiva Tu’i’onetoa konfirmoi rastin e parë pozitiv nga një pasagjer që kishte udhëtuar nga Zelanda e Re . Udhëtari i infektuar mbërriti në Tonga të mërkurën pasi kishte udhëtuar nga Christchurch, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Zelandës së Re.

Pasagjeri ishte vaksinuar plotësisht, madje kishte rezultuar negativ në Zelandën e Re përpara nisjes së fluturimit. Tu’i’onetoa tha se i gjithë stafi i aeroportit që ishte në kontakt me ndonjë nga pasagjerët në fluturim janë karantinuar dhe ai paralajmëroi banorët  të përgatiteshin për një bllokim të mundshëm kombëtar pas rastit, raporton abcnews.al

Pas lajmit për rastin e parë pozitiv me Covid, mijëra njerëz nxituan në qendrat e vaksinimit për tu vaksinuar. Tonga është një vend polinezian me më shumë se 170 ishuj, në të cilin jetojnë 100,000 banorë. Arkipelagu shtrihet rreth 800 kilometra në lindje të Fixhit dhe 2,380 kilometra nga Zelanda e Re.

Megjithëse nuk ka raportuar një rast Covid deri më tani, kombi ishull shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Mars 2020 dhe mbylli kufijtë për të huajt. Ashtu si kombet e tjera ishullore të Paqësorit, veprimi i hershëm i Tongës e ka mbrojtur nga shpërthimet e Covid që mund të kishin shkatërruar vendin, ku 22.1% e popullsisë jeton nën kufirin kombëtar të varfërisë dhe pajisjet mjekësore janë të kufizuara.

Por masat e rrepta të udhëtimit kanë prekur shumë ekonomitë e kombeve ishullore të Paqësorit, veçanërisht ato që mbështeten në turizëm. Kombet e Paqësorit të Tuvalu dhe Nauru janë ndër të vetmet vende në botë që nuk kanë raportuar asnjë rast me Covid. Turkmenistani dhe Koreja e Veriut gjithashtu nuk kanë raportuar zyrtarisht asnjë rast.

/b.h

Next Post
Si u kthye festa e Halloween-it në tragjedi, vdes 20 vjeçari dhe plagosen 9 persona

Si u kthye festa e Halloween-it në tragjedi, vdes 20 vjeçari dhe plagosen 9 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com