Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Alfred Rushaj gjatë fjalës së tij në Kuvend ka kërkuar që të ndryshohet rendi i ditës dhe si pikë e parë e diskutimit të flitet për helmimin e qytetarëve nga uji në Krujës.
Mirëpo, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se nuk mund të ndryshohet rendi i ditës.
Rushaj: Kemi të bëjmë me një papërgjegjshmëri për helimimin e qytetarëve. Kërkojmë që të ndryshohet rendi i ditës dhe të vendoset si pikë e parë diskutimi për situatën emergjentë të krijuar nga ndotja e ujit të pijshëm në bashkinë e Krujës. Kuvendi e ka detyrim që të diskutojë për këtë ngjarje të rëndë që ka çuar në dëmtimet masive të shëndetit të qytetarëve në këtë bashki
Balla:Dua t’u uroj shërim të shpejtë. Rezulton të jenë të kontaminuar nga uji i pijshëm prokuroria po bën hetimet. Nuk e di që kuvendi ka atribute të bëjë qoftë e hetime penale qoftë të karakterit mjekësor. Këto duhet ti bëjnë autoritet shëndetësore. Javën e ardhshme Ministrja e Shëndetësisë dhe Ministra i Brendshëm të diskutohet. Hyn si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e ardhshme. Është një çështje që nuk mund të hyjë në rend të dite pasi nuk ka një kërkesë për interpelancë për këtë çështje. Çështjet që diskuton Kuvendi nuk janë debate kafenesh. Nuk duhet politizuar ajo çështje.
Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se duhet të pritet përgjigja zyrtare dhe rendi i ditës u votua që të vijojë ai që ishte parashikuar.
/b.h