Vaksinimi i grave shtatzëna ishte një nga temat e diskutuara në Debat, ku u trajtua gjërësisht tema e vaksinimit kundër koronavirusit.
Drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Eljona Demaliaj u shpreh këtë vaksinim pasi ta kenë rekomanduar mjekët. Ajo shtoi se deri tani nuk është shfaqur asnjë komplikacion tek gratë shtatzëna të vaksinuara.
“Vaksinimi është kompleks. Vaksinimi duhet të jetë i lidhur nëse nëna vuan nga sëmundje të tjera apo jo. Lidhet me patologjitë që kjo nënë ka pasur. Jam pro vaksinimit por pasi ta kenë rekomanduar mjekët. Në asnjë literaturë nuk ka komplikacione nga vaksina tek shtatzënat. Revistat prestigjioze e thonë qartë dhe nuk e lidhin vaksinën me abortet e 3 mujorit të parë. Edhe në Shqipërië nuk kemi parë komplikacione as gjatë shtatzënisë as pas”, tha Demaliaj.
Drejtoresha e maternitetit gjithashtu shtoi se shtatzënat e infektuara me Covid duhet të shkojnë te mjeku dhe të marrin mjekimin e duhur dhe të mos neglizhojnë, pasi në shumë raste kanë shkuar në spital në gjendje të rëndë.
g.kosovari