Armando Broja është në periudhën më të mirë të karrierës së tij futbollistike, duke u bërë shpesh dhe kryefjalë e medieve sportive.
Me dy gola në 2 ndeshjet e tij të para si titullar te Southampton, Armando Broja është kthyer menjëherë në benjaminin e tifozëve, aq sa një prej fansave për të tërhequr vëmendjen në ndeshjen e fundit ndaj Burnley-t në mënyrë që sulmuesi t’i jepte fanellën mbante në duar flamurin shqiptar.
Bëhej fjalë për një tifoz me ngjyrë i cili u vu re nga Broja i cili i ndikuar edhe nga flamuri me ngjyrat kuqezi i bëri dhuratë fanellën që mbajti veshur në ndeshjen ndaj Burnley-t, shkruan Supersport./m.j