Në orët e para të mëngjesit shkrumbohet një shtëpi në fshatin Kabash të Fierit. Kjo ka bërë që familja Paja të gjendet tashmë në qiell të hapur. Shtëpia e tyre u shkrumbua nga zjarri rreth orës 03.00 të mëngjesit. Shtëpia në të cilën jetonin 5 anëtarët e familjes Paja, të cilët fatmirësisht nuk janë lënduar, është shkatërruar plotësisht. Shërbimi zjarrëfikës nuk mundi të arrinte në kohë, për shkak të mungesës së rrugës në këtë fshat. Janë ende të paqarta shkaqet e zjarrit.