Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha gjatë një deklarate për mediat, vettingu i politikanëve do të bëhet në kushtet e proporcionalitetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, dhe nuk do të kthehet në gjueti shtrigash. Basha tha se e gjitha kjo do të garantojë pastrimin e politikës nga krimi.
‘Ky objektiv ka qenë i 2018 , është edhe sot. Ka një ndryshim themelor. Komisioni i Venecias ka thënë se qëllimi pse kërkohen këto ndryshime është i përligjshëm. Ka kërkuar që një proces i tillë të bëhet në kushtet e proporcionaliteti dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe mos të kthehet në një gjueti shtrigash, por të garantojë pastrimin e politikës nga ato politikanë të lidhur më krimin e organizuar, të cilët nuk i shërbejnë qytetarëve. Këtë detyrë ja kalojmë SPAK. Funksionimi i të cilit është në provë, janë investuar milionat e taksapaguesve, amerikanë, europianë dhe shqiptare, por edhe shpresa atyre ku politikanët e korruptuar nuk promovohen, por ndëshkohen. Të shkëputet krimi i organizuar nga politika. Ky është momenti që të ndahet shapi nga sheqeri. SPAK të marrë si fillim këta 200 e sa politikanë të lartë dhe t’i fusë në sitën e kontrollit të imtësishëm sa i përket lidhjes me krimin e organizuar, familjarëve, apo personave të tretë. Ajo që duhet është vullneti politik dhe ky është vullneti i PD-së. Edhe nëse do kisha votat, duhet te kishin konsensusin e të dyja palëve. Kush është i lidhur me krimin e korrupsionin duhet të ikë, s’ka rëndësi është demokrat ose socialist.’- tha Basha.
g.kosovari