Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 burgim Ervis Vladin, poseduesin e 3.4 milionë Eurove, që u gjetën në automjetet Toyota Yaris në Portin e Durrësit.
Vladi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 1 vit. Ai u shpall fajtor për veprën penale të mosdeklarimit të të ardhurave në kufi.
Paratë u gjetën në vitin 2018 të fshehur brenda makinave Toyota Yaris në Portin e Durrësit, të ardhura nga Belgjika. Nga hetimet rezultoi se automjetet Toyota Yaris ishin porositur nga kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi.
/a.r