Gazetarja, Anila Hoxha ka treguar të gjithë rrjedhën e ngjarjeve për tragjedinë në një hotel në Qerret, ku u gjetën të vdekur 4 turistë rusë.
Në emisionin “Open”, gazetarja tregoi se nuk kishte asgjë kompromentuese në dhomën ku po shijonin pishinën dimërore, duke hedhur poshtë të gjithë pistën e mbidozës nga kokaina të prindërve me vajzën dhe të fejuarin e saj.
Anila Hoxha: Sipas versionit që policia e Kavajës dhe një grup hetimor nga Tirana, tregohet itinerary i 4 turistëve rus që raportohet se mbërritën në Shqipëri në datën 10 të së dielës në një hotel me 5 yje në Qerret, një zonë e frekuentuar shumë vitet e fundit. Të 4 turistët kanë udhëtuar si turistë, në hotelin që qëndronin ishin vetëm familjarët, ndërsa të tjerët ishin në zona të tjera hoteliere.
Ata kishin telefonuar për të frekuentuar zonën xhakuzi rreth orës 20:00. Është pyetur i gjithë stafi, ndonëse kishin vendosur orar fiks, kanë mbërritur rreth orës 20:30, megjithatë ndërhyrjen e recepsionistes, e cila është dëshmitarja kyçe e dy bashkëshortëve, vajzës dhe partnerit të vajzës. Ata kanë kërkuar privatësi dhe është gjetur vetëm një shishe me birrë dhe asgjë tjetër komprometuese për këtë ngjarje të pazakontë.
Ku janë gjetur konkretisht?
Anila Hoxha: Në njoftim paraprak njoftohet se viktimat po frekuentonin një sauna dhe përse mediat e raportuan këtë fillimisht. Në fakt po frekuentonin një pishinë të mbyllur. Janë gjetur jashtë ambientit të pishinës, por brenda ambientit të izoluar.
Po për overdozën?
Anila Hoxha: Ne nuk e kemi raportuar për asnjë moment. Kemi thënë që nuk po frekuentonin sauna por xhakuzi. Ne shkuam në Qerret, kontaktova me disa pushues që nuk dinin asgjë. Kemi kontaktuar dhe me persona përgjegjës por nuk pranonin të filmoheshin dhe nuk dhanë asnjë deklaratë mbi këtë ngjarje. SHQIP