• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tensionet në Mal të Zi/ Protestë në Podgoricë në mbrojtje të kishës vendase nga Serbia

by Java News
18/10/2021 23:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qindra veta protestuan në Podgoricë para qeverisë së Malit të Zi, kundër siç u tha, dhunës policore dhe vendimit të autoriteteve për të regjistruar Manastirin e Cetinës si pronë të Kishës Ortodokse Serbe.

Organizatorët e protestës thanë se zëvendës kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do t’i dorëzohen dëshmitë për dhunën e ushtruar nga policia e shtetit me 5 shtator, gjatë shugurimit të kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Veprimtari për të drejtat e njeriut, Aleksandar Sasha Zekoviç, tha se policia ka përdorur dhe po përdorë në mënyrë të paligjshme mjete të dhunës kundër qytetarëve që janë vënë në mbrojtje të identitetit të tyre malazez.

Ndërsa duke kundërshtuar vendimin për regjistrimin e Manastirit të Cetinës si pronë të Kishës Ortodokse Serbe, zoti Zekoviç tha se ai manastir ka jo vetëm rëndësi fetare, por edhe shtet ndërtuese dhe është simbol i trashëgimisë kulturore për të gjithë qytetarët e Malit të Zi.

“Ne po u themi atyre që do të formojnë ose mbështesin qeverinë e re se vendimi i Administratës së Kadastrës dhe Pronës Shtetërore duhet të tërhiqet menjëherë. Nëse kjo ndodhë, do të krijohet një pikënisje për vendosjen e besimit dhe dialogut. Një qeveri që bëhet kërcënim për të drejtat e njeriu, është e dënuar”, tha zoti Zekoviç.

Veprimtarja e shoqërisë civile, Jelena Markoviç, tha se gjatë shugurimit të kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinë, policia kishte shkelur të drejtat e qytetarëve.

“Jo vetëm që ne u sjellim atyre dëshmi, por dëshmi të shumta erdhën këtu, njerëz të gjallë, qytetarë me identitet të plotë. Ata erdhën për të dëshmuar për brutalitetin policor vetëm sepse nuk pajtohen me politikën e asimilimit”, tha ajo.

Protestuesit brohoritën “Kjo nuk është Serbi”, “Tradhtarët poshtë”, “Malazezët nuk i duan zinxhirët” etj, ndërsa ndezën pishtarë dhe kënduan himnin malazez. Në mesin e protestueseve ishte Mitropoliti i Kishës Autoqefale të Malit të Zi, Mihailo.

Mali i Zi u pavarësua në vitin 2006, por kisha e tij nuk u bë autonome dhe mbeti nën Kishën Ortodokse Serbe, që për shumëkënd është një simbol i ndikimit serb.

Çështja e pronësisë së Kishës Ortodokse Serbe ka shkaktuar tensione të shumta gjatë viteve të fundit në Mal të Zi.

Ligji për Liritë fetare, i miratuar në kohën kur në pushtet ishte Partia Demokrate e Socialistëve e presidentit Milo Gjukanoviç, kërkonte nga Kisha Ortodokse Serbe të dëshmojë për pronat përgjatë viteve të kaluara.

Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e gushtit të vitit 2020 e ndryshoi Ligjin duke ia njohur të drejtën e pronës kishës serbe, e cila selinë e ka në Beograd.

Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe aspiron që të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Shqip

Next Post
I dënuar dhe drejtor burgu tek ‘313’-a/ Ministria e Drejtësisë nis hetimet për Edison Metajn

I dënuar dhe drejtor burgu tek ‘313’-a/ Ministria e Drejtësisë nis hetimet për Edison Metajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In