Një sherr ka ndodhur mes dy personave në qytetin e Vlorës ku një prej tyre ka mbetur i plagosur.
Sipas policisë, rreth orës 14:55, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta me njeri-tjetrin shtetasit I. H., 35 vjeç dhe D. A., 54 vjeç të dy banues në Vlorë.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. A, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë shtetasi I. H, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.