• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha-Basha, dueli me bilanc fatal në PD

by Enxhi Hoxha
17/10/2021 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enxhi Hoxha

Foltorja, amaneti i fundit politik i Sali Berishës është fokusi i një folklori me aheng dehës për oponentët e Bashës, të cilët u zhvendosën nga vallja e rrugës në adresën e takimeve rutinë nën logon e dirigjentit “Non-Grata”. Zëri i ngjirur qëllimshëm i tenorëve anti-Basha, nën strehën e algoritmeve të zellshme arsyetuar me zhgënjimet e lidershipit aktual, tashmë është i beftë. Tupanat bien në çdo pasdite perëndimi përgjatë turit të qyteteve, përligjen si lajmëtarë te shkarkimit të kreut demokrat, por zhurma e prodhuar nuk qaset si bindëse. A është Berisha ende kryetari i orkestrës së PD apo thjesht një i ftuar në ceremoninë mortore të partisë?

Sali Berisha nuk bën hapa pas, dëshmitare ishte e premtja festive ku refuzoi aprovimin në heshtje të ditëlindjes, brenga ndaj Bashës i ka shuar çdo puzzle qetësie, i ka cënuar besimin e “mosdorëzimit” në sofrën e armikut, e ka befasuar ne tradhëti të pamenduar, i ka veshur xhubletën e luftës për të kultivuar mitin e aleancës me Ramën, e ka risjellë në skenë për vlagën e vetëmbrojtjes ekstreme. Berisha është magnet influence për shumicën e bazës blu, ndaj nuk ngurron afrimin në mitingjet minore të çdo deputeti demokrat duke mbjellë me plehun e egocentrizmit, përçarjen fatale të partisë. Totalisht e panevojshme, e rrezikshme, e frikshme kjo divergjencë diabolike që shkund themelet e PD-së dhe i shërben egërsisht klaneve intimiduese me skenar rritjen e suportit ndaj interesave të Berishës. Kjo taktikë i kushton shtrenjtë unifikimit të frymës opozitare, aksionit kundër qeverisë, fashimit të plagëve zgjedhore, fermentimit të produkteve publike kundër tenderave korruptive, i cënon besimin tek sovrani. Sali Berisha është lojtar i sprovuar në teknikalitetin “Shah-mat”, komandant i ushtarëve dele që e ndjekin qorrazi, i gatshëm t’i ofrojë në betejë edhe nëse duhet të sakrifikohen, njësoj siç po bën me deputetët e magnetizuar në foltoren e tij, të cilët me këtë pozicionim kapitullojnë karrierën e tyre nën çatinë e PD-së. Ky komplot me autor Lulzim Bashën, është i inskenuar për të mbytur çdo celulë proBerishizmit në parti, këtë fakt e përligj shkarkimi i Flamur Nokës nga të gjitha funksionet. Aksiomë tipike shqiptare, nëse i kundërvihesh kryetarit, përjashtohesh. Qëndrimi kundër është kafshatë që s’kapërdihet!

Në deklaratën për shtyp të pak ditëve më parë, Berisha u shpreh se Agron Shehaj duhej të ishte anëtar kryesie, pasi mori votëbesim në 20% të demokratëve. Fiktiviteti i garës së kreut të PD është kalbësi e korrur, nëse ky asfiksim politik nuk do të ndodhte, konturimi i filozofisë së re nën drejtimin e Shehajt do të ishte navigim drejt fitores. Konfrontimet e pakursyeshme mes Bashës dhe Shehajt, mishërojnë refuzimin e këtij të fundit për rrënjosjen e totalitarizmit në parti, motivuar nga aprovimi absolut i bazës për Shehajn e së fundmi, nga bekimi i Berishës për të. Me gjasë, ky është emri që Berisha do të lobojë si alternativë nese ia del të rrezojë Bashën. Një duel brenda llojit që i dhuron PS-së, Shqipërinë.

Një strateg unik si Edi Rama, që edhe në ditët më të vështira të pushtetit kameleonizohet për t’iu konvenuar diskurit politik vetjak, është tërësisht argumentative teza e vështirësisë së mposhtjes. Kur frekuenca e logjikës induktive, të kujton se aktualisht në përballjen frontale ka Bashën, vështirësia njehsohet me pamundësi. Me Bashën, historia e karoselit të politikës shqiptare nuk ndalon askund tjetër. Gjithnjë, Rama!

Next Post
Koronavirusi drejt zhdukjes/ Vjen lajmi i mirë nga spitali Infektiv, rritet numri i të…

Shtohen infektimet dhe vdekjet nga Covid, 10 humbje jete dhe 435 raste të reja në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk e dinim se ku do të shkonte regjistrimi”, “Djemtë e Delvinës” rrëfejnë si u bënë pjesë e “The Odyssey”!

“Nuk e dinim se ku do të shkonte regjistrimi”, “Djemtë e Delvinës” rrëfejnë si u bënë pjesë e “The Odyssey”!

July 29, 2026
Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

Trump kërcënon për hakmarrje pas sulmeve të reja iraniane: Do t’i godasim fort

July 29, 2026
“Nuk kam ndërhyrë për favorizimin e Shatkut”, Meta në GJKKO: Tom Doshi u takua në Vjenë me McGonigal, i pranishëm edhe Durim Bami

“Nuk kam ndërhyrë për favorizimin e Shatkut”, Meta në GJKKO: Tom Doshi u takua në Vjenë me McGonigal, i pranishëm edhe Durim Bami

July 29, 2026
“Plazhet janë për familjet, jo për aventurierët”, paralajmërimi i Lamallarit: Kush rrezikon pushuesit do të përballet me ligjin

“Plazhet janë për familjet, jo për aventurierët”, paralajmërimi i Lamallarit: Kush rrezikon pushuesit do të përballet me ligjin

July 29, 2026
Detajet e reja nga tragjedia në Postribë të Shkodrës! Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

Detajet e reja nga tragjedia në Postribë të Shkodrës! Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

July 29, 2026
Gjermania shtyn zgjerimin e BE-së, Merz paralajmëron liderët europianë: Mos e mbani Malin e Zi në pritje!

Gjermania shtyn zgjerimin e BE-së, Merz paralajmëron liderët europianë: Mos e mbani Malin e Zi në pritje!

July 29, 2026
Analiza e medias italiane: Durrësi, nyja që mund të ndryshojë Ballkanin, ja pse Shqipëria po bëhet porta e re e Europës!

Analiza e medias italiane: Durrësi, nyja që mund të ndryshojë Ballkanin, ja pse Shqipëria po bëhet porta e re e Europës!

July 29, 2026
Apeli i GJKKO-së rrëzon Orest Sotën, mbeten në fuqi sekuestrimet e pasurive të biznesmenit dhe familjarëve të tij

Apeli i GJKKO-së rrëzon Orest Sotën, mbeten në fuqi sekuestrimet e pasurive të biznesmenit dhe familjarëve të tij

July 29, 2026
Tragjedi në Shkodër/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

Tragjedi në Shkodër/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

July 29, 2026
Eksperti moldav: Shqipëria në shënjestër të luftës hibride ruse dhe iraniane

Eksperti moldav: Shqipëria në shënjestër të luftës hibride ruse dhe iraniane

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com