Mbi 77% e shqiptarëve kërkojnë bashkëpunimin e Partisë Demokratike me mazhorancën për reformat e rëndësishme në vend.
Kryeministri Edi Rama i bëri ftesë publike Partisë Demokratike për të bashkëpunuar për reformën territoriale dhe atë zgjedhore.
82% e votuesve të Partisë Socialistëve, si dhe 79% e votuesve të Partisë Demokratike kërkojnë bashkëpunimin e mazhorancës dhe opozitës në Kuvend për reformat, sipas anketës së kryer nga Euronews Albania dhe MRB.
Të pyetur specifikisht për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, mbështetja e qytetarëve ndahet sipas partisë që ata kanë votuar.
50% e votuesve të PS nuk duan bashkëpunim për reformën territorial, ndërsa nga votuesit e PD janë 69% që e duan këtë reformë.
Edhe për rastin e reformës zgjedhore, votuesit e socialistëve nuk janë dakord (52%) ndërsa mes votuesve të PD 68% janë dakord për bashkëpunim.