Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vijon me nismën derë më derë për të bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid.
Ditën e sotme Manastirliu ka qenë në Durrës në zonën e Spitallës ku ka takuar qytetarët dhe ka treguar rëndësinë që ka vaksinimi i të gjithëve.
“DERË MË DERË
Spitallë – Me Kryetaren e Bashkisë së Durrësit, për të folur sy më sy me banorët e kësaj zone, për rëndësinë e vaksinimit anticovid, në këtë Aksion Kombëtar në Mbrojtje të Jetës dhe Shëndeti”, shkruan Manastirliu,
Ndërkohë kujtojmë se herë pas here ministrja bën thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të marrin dozat e vaksinës anti Covid./m.j