• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjekmarkaj: Berishën unë do e largoja që në 2013, vendimi i Bashës kurajoz. E shtyu “divorcin”, nga mirënjohja

by Java News
13/10/2021 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj tha në Top Talk se vendimi i Lulzim Bashës për Sali Berishën ishte kurajoz dhe mjaft i përgjegjshëm, duke analizuar peshën dhe rëndësinë që marrëdhëniet me Amerikën kanë për PD dhe vendin.

Denis Dyrnjaja: Basha e mori vendimin nga frika, në shantazh e sipër apo e shikon si vendim kurajoz ose të papërgjegjshëm?

Agron Gjekmarkaj: Mendoj që është një vendim shumë kurajoz dhe i përgjegjshëm. Mos të bëhemi hipokrit, SHBA kanë një peshë shumë të madhe në politikën e brendshme shqiptare , në sovranitetin e Kosovës dhe Shqipërisë, na kanë futur në NATO. Në një farë mënyre ne jemi nën ombrellën e tyre politike.

Gjekmarkaj tha në Top Talk se Berisha i ka bërë betejat e veta dhe se nëse do të ishte ai kryetar i PD, Berisha do të ishte larguar që në 2013-ën.

“Berisha i ka bërë betejat e veta, mund të largohej në 2013, 2017, u largua por s’u largua. Basha tha se u akuzova që nuk e vrava babain tim politik, por s’kam ndërmend ta vras, në një farë mënyre, unë nuk mendoj që Basha do ta kishte bërë këtë divorc me Sali Berishën, për vetë faktin nga mirënjohja, nga konsiderata, shumë rrethana të tjera, por ndodhi diçka që është me e madhe se vendimet e Bashës dhe Berishës, që është ndërhyrja e SHBA. 

Kanë arsyet e veta që në nuk i dimë, sado që mua më është dukur një vendim i padrejtë, një paradoks, sado që unë e konsideroj Berishën një lider pro amerikan, përsëri kjo ka ndodhur dhe kur kjo ndodh ti nuk bën dot sikur kjo gjë nuk ekziston.

Lulzim Basha është detyruar ta marrë parasysh këtë realitet dhe të veprojë në bazë të rrethanave të reja.

Unë kam një natyrë tjetër nga Lulzim Basha, unë do ta kisha marrë këtë vendim që në 2013, sepse të gjitha shoqëritë, po ajo shqiptare më shumë se sa të tjera, liderin e do lider, se Basha ka qenë gjithmonë i dubluar nga hija e Berishës, për mirë apo për keq.

Por që e shoh të jetë ai vetvetja, në sensin që është ai që e ka këtë borën mbi qafë, atë të liderit. Dhe kryetarin do ta gjykojmë 100 si kryetar të vërtet dhe real për meritat apo për gabimet e tij nesër”, tha ai./m.j

Next Post
Shpërthimi më i madh pas Wuhan/ Bota po kërcënohet sërish, varianti Delta rikthen panikun. Kina infektohet

Origjina e Covid, Kina do testojë 200 mijë mostra gjaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In