Agim Baçi, kandidat i PD-së në qarkun e Durrësit për zgjedhjet e 25 prillit tregoi një prapaskenë të 4 viteve më parë në PD në lidhje me përjashtimin e Sali Berishës.
Baçi u shpreh se një kompani izraelite, që ishte kontaktuar nga Partia Demokratike për të bërë fushatën e demokratëve, pasi bëri një sondazh në publikun shqiptar, i vendosi kusht Lulzim Bashës që të largonte Sali Berishën nga lista e kandidatëve për deputetë, nëse donte të fitonte.
Historia më pas dihet.
“Lulzim Basha nuk pranoi dhe kompania u largua” tha Baçi.
Ish-kryeministri, Berisha ishte në dijeni, tha më tej Baçi dhe kur e pyeti Bashën se përse ikën izraelitët, lideri aktual i PD-së i tha “nuk pranova që të largoja ty nga lista”.
Në fakt, të vetmen fitore që ka në karrierë Lulzim Basha, atë të kryebashkiakut të Tiranës, e arriti kur përzuri Sali Berishën nga fushata e vet.
Edhe pse atëherë Berisha ishte kryeministër, Lulzim Basha nuk doli asnjë ditë në fushatë krah tij, për shkak se i prishte punë.
/a.r