• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse Berisha merr PD-në/ Nazarko: Rikthehemi në pikën e nisjes dhe duhet t’i thoni “natën e mirë” Amerikës

by Java News
12/10/2021 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Shpëtim Nazarko tha se rikthimi i PD në duart e Sali Berishës, do të thotë rikthim në pikën e nisjes dhe t’i thuash “natën e mirë” Amerikës.

Nga ana tjetër, Nazarko u shpreh se Lulzim Basha bëri gabim që e mori përsipër i vetëm vendimin për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar, pasi sipas tij, çdo parti duhet të ketë një klub politik, ku të diskutojë vendimet.

“Momenti që fiton Berisha, e di çdo me thënë apo jo? Të rikthehemi prapë në pikën e nisjes. Problemi i madh është se nëse janë mbledhur 4 mijë firma, PD është e Berishës, dhe duhet t’i thoni “natën e mirë” Amerikës. Nëse doni që të fitojë Berisha, i keni larë hesapet me Amerikën.

Ajo që nxjerr unë nga kjo histori është se Basha ka një gabim fatal, se nuk e ka diskutuar atë në “klubin politik”. Kur ka një problem, ata mblidhen dhe diskutojnë se na ka rënë një hall, si ta zgjidhim. Në klubin politik të partisë do merrej një vendim, o t’i thoshte Amerikës “natën e mirë”, o t’i thoshte Saliut “natën e mirë”, o të bëhej një ndarje 50 me 50.

Çdo të ndodhte nëse do ta hidhja unë në tryezë këtë? Kam frikë se shumica do ishin me temperaturë e s’do vinin në mbledhje, sepse është një vendim jashtëzakonisht i vështirë. Luli çfarë ka bërë? Ka marrë gjithë peshën mbi kurriz, duke tërhequr gjithë zjarrin ndaj vetes.

A zgjidhej kriza, nëse Basha jepte dorëheqjen? Prapë nuk zgjidhej kriza. Çfarëdo që të bëni, nuk e shpëtoni dot Berishën nga “non grata”. Luli e tërhoqi gjithë zjarrin mbi vete dhe kjo mund t’i kushtojë partinë.

Edhe PS ja kam bërë këtë kritikë, që duhet të kenë një klub partie, ku të paktën të pinë një kafe, ku të kalojnë kohën e pensionit. Duhet një tryezë të urtësh pra, po të urtësh tamam. Po pse nuk e kemi ne këtë? Se kryetari i partisë nuk përfaqëson asgjë. Këtu është një partitokraci e shëmtuar, më e tmerrshme se e Enver Hoxhës, dhe jemi në këtë gjendje”, u shpreh Nazarko në emisionin “Real Story”.

g.kosovari

Next Post
“Kujtoj takimet tona në Tiranë dhe…”, Veliaj uron Kancelarin e ri të Austrisë

"Kujtoj takimet tona në Tiranë dhe...", Veliaj uron Kancelarin e ri të Austrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In