Me një lojë të mrekullueshme fjalësh në titull, “Një… Armando e bën Shqipërinë të ëndërrojë”, faqja e njohur sportive greke kerkida.net shkruan se Broja arriti t’i bënte një gol të pabesueshëm Hungarisë, në ndeshjen në Budapest, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Futbollit Katar 2022.
(Emri Armando, me prejardhje spanjolle, nënkupton ”luftëtar” apo ”ushtarak” – shën. i përkth.)
”Një… Armando e bën Shqipërinë të ëndërrojë!
Me një gol të pabesueshëm të Armando Brojës në minutën e 80-të, fqinjët tanë mundën Hungarinë në Budapest (0-1) dhe u ngjitën në vendin e dytë, tani duke pritur tani Poloninë… do të ketë ”luftë” të martën!
Shqiptarët mirëpresin polakët, të cilët nuk e patën problem kundër San Marinos duke fituar 5-0.
Është shumë më e vështirë detyra e tyre në Tiranë, në “Arenën Kombëtare”, një stadium i mrekullueshëm, që do të presë, ju kujtojmë, finalen e Conference Europa League!
Më konkretisht, Shqipëria tani ka 15 pikë në vendin e dytë, Polonia 14 dhe Hungaria shumë prapa, në vendin e katërt, me 10 pikë”, mbyll komentin e saj faqja e njohur sportive greke.
/a.r