Një banesë u shkrumbua totalsiht nga flakët e zjarrit dy sitë më parë në fshatin Raboshtë të Lezhës.
Fatmirësisht në këtë ngjarje nuk pati të lënduar, pasi në banesë nuk ndodhej asnjë prej familjarëve.
Pronarja e shtëpisë, shtetasja Rozeta Hila, nënë e dy fëmijëve të mitur, përkatësisht 4 dhe 6 vjeç, akuzon për këtë ngjarje ish-burrin.
Sipas Hilës, ish-bashkëshorti i saj është hakmarrë për divorcin.
Pak kohë më parë, gjykata dha urdhër mbrojtje për gruan dhe fëmijët, si dhe i la shtëpinë në përdorim.
Por pas ngjarjes së para dy ditëve, ajo tashmë ka mbetur në qiell të hapur me dy fëmijë të mitur.
Ndërkohë, policia nga ana e saj po kryen veprimet hetimore për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.
Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur hetimet, duke deklaruar se po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të djegies së baneses.