Një tërmet me magnitudë 3.6 ka lëkundur sërish Kretën mbrëmjen e sotme.
Epiqendra ka qenë pikërisht në Arkalochori aty ku rreth një javë një tërmet shkaktoi një viktimë dhe dëme të mëdha materiale.
Tërmeti është regjistruar rreth orës 21:32 të mbrëmjes së sotme.
Thellësia ka qenë 11.3 km, ndërsa konsiderohet si pasgoditje e tërmetit të pak ditëve më parë.