Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestro ndaj 13 pasurive që dyshohen se i përkasin Arben Isufit, i njohur ndryshe si Ben Qimja. SPAK verifikoi 12 familjarë të bashkëlidhur me Arben Isufin, midis tyre dhe shoferin personal të tij dhe në përfundim vendosi sekuestro ndaj pasurive të bashkëlidhur me Isufaj, që dyshohet se ju përkasin shtetasve Ymer Isufaj dhe Agim Cako.
Nën dyshimet se pasuritë e sekuestruara si shoqëria tregare Akili Alb, pulari Isufaj, Isufaj 2004 apo katër sipërfaqe me toke SPAK ngre pikëpyetje se këto asete janë produkte të krimit dhe të pajustifikuara financiarisht nga Isufaj, një personazh mjaft i përmendur në vend. Por ndonëse SPAK dyshoi se ishin konstatuar investime të shumta në pasuri mes tyre edhe shoqërish tregtare që kanë aktivitet në fushën e ndërtimit dhe hidrokarburave, hetimi nuk zbuloi gjë tjetër përveç aseteve të mësipërme.
Mes këtyre informacioneve që nuk u konfirmuan me prova nga SPAK përmenden në dosje të dhënat se Ben Qimja kishte kaluar apartamenteve dhe hotele në Vlorë në emër te te afërmeve dhe menaxherit te tij. Por te pabazuara i rezultuan SPAK edhe informacionet se Isufaj zotëronte 50 dyqane ne Fier apo përfshirja e një shoqërie të bashkëlidhur në tenderimin e 60 mijë tonëve lëndë, ndonëse u kërkua në një varg insitucionesh si tatime, shërbime transportit, dogana, drejtoria e përgjithshme detare.
Pasuritë sipas gjykatës zotërohen tërthorazi apo drejtpërdrejt nga Arben Isufaj dhe egziston rreziku te tjetërsohen.”/Tch