• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Artan Hoxha: Shqiptari i “Pandoras” të tregojë shokët, kush i mori 3.6 milion euro

by Java News
05/10/2021 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha dha detaje në ABC News në lidhje me personazhet e politikës që mund të jenë të përfshirë në “Pandora Papers”.

Një prej personave të përfshirë aty është biznesmeni Vasil Kallupi, i cili sipas dosjeve të publikuara nga gazetarët investigativë ndërkombëtarë pak ditë më parë, rezulton të ketë paguar 3.6 milion euro ndaj një kompanie të regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo shumë sipas Artan Hoxhës është pikërisht rryshfeti që është marrë nga një person i rendësishëm në vend për tenderin e dhënë ndaj kompanisë boshnjake “Energo Invest” për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri.

Hoxha tha se hetimi në këtë rast nuk duhet të hetohet mbi biznesmenin, por mbi personin që mori këto para pasi sipas tij duket qartë se bëhet fjalë për një rryshfet të majmë që ka marrë një politikan i rendësishëm.

Gazetari tha se Kallupi duhet të “tregojë shokët” duke zbuluar se kush i mori ato 3.6 milion euro.

“Ne na intereson gjirizi jonë që kemi dhe unë shikoj se vëmendja është fokusuar te një kompani biznesi, tek biznesmeni Vasil Kallupi, dhe tek mbesa e gruas së tij.

Kjo është një foto e bërë në Prizren në 2013 ku sapo kishte ardhur në pushtet qeveria e majtë, ku në foto shihet Gjiknuri.

Kjo foto është bërë në një aktivitet në Kosovë për një investim energjitik, ku ne në fillim ne e penguam kur kishim PD-në në pushtet, kur erdhi PS-ja në pushtet sërish operatorin e kishte LSI-ja dhe kjo është dita kur është nënshkruar ku loti në Kosovë ju dha kompanisë kroate dhe në Shqipëri kompanisë boshnjake.

Aty është drejtori i asaj kohe, Engjëll Zeko, ministri i Kosovës Fadil Ismaijli, drejtori i kompanisë së energjitikës së Kosovës pasi ato e kanë firmosur marrëveshjen.

Por çfarë lidhje ka kjo me Pandora Paper? 13% e gjithë kontratës nuk i ka marrë Vasili, pasi gazetarët që janë marrë me këtë punë deri te Vasili kanë shkuar, por pas tij është një peshk i madh. Kompania eVasilit që ka bërë këtë punë ka paguar një shumë të konsiderueshme.

Ne akoma nuk e kemi kapur ujkun kemi vetëm gjurmën, ne duhet që të gjejmë kush i ka marrë paratë pasi Vasili ka marrë vetëm interesin e shërbimit të tij.

Kontratën e ka firmosur drejtori i OSHEE-së i joni. Por çështja është se kush është ministri, kryeministri apo politikan që i ka marrë ato. Në rastin konkret autoritete kanë mundësinë që të thërrasin biznesmenin dhe mbesën e tij të gruas për ta pyetur se kush i ka marrë ato para”, ka thënë Hoxha./m.j

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Kutia e “Pandorës” dhe përfolja e qëllimshme e Fatos Nanos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE/ Gjyqi në Hagë, dënohen me 25 vite burgim Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi, 18 vite për Kadri Veselin dhe 13 për Rexhep Selimin! Kishin dijeni për krimet

LIVE/ Gjyqi në Hagë, dënohen me 25 vite burgim Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi, 18 vite për Kadri Veselin dhe 13 për Rexhep Selimin! Kishin dijeni për krimet

September 16, 2026
Marrëdhëniet BE-Kinë, Von der Leyen: bashkëpunimi tregtar është i paqëndrueshëm, deficiti arrin 1 miliard euro në ditë!

Marrëdhëniet BE-Kinë, Von der Leyen: bashkëpunimi tregtar është i paqëndrueshëm, deficiti arrin 1 miliard euro në ditë!

September 16, 2026
Dronët rusë i afrohen avionit të Zelenskyt në Moldavi, presidenti ukrainas: Mendoj se e dinin që isha atje…!

Dronët rusë i afrohen avionit të Zelenskyt në Moldavi, presidenti ukrainas: Mendoj se e dinin që isha atje…!

September 16, 2026
Gjykata e Hagës: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave!

Gjykata e Hagës: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave!

September 16, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Morali fallso…

September 16, 2026
LIVE/ Pas gati 6 vitesh paraburgimi, po mbahet në Gjykatën Speciale të Hagës seanca për vendimin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së! Kosova pret lirimin

LIVE/ Pas gati 6 vitesh paraburgimi, po mbahet në Gjykatën Speciale të Hagës seanca për vendimin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së! Kosova pret lirimin

September 16, 2026
Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takohen kryeministrin dhe t’i qajnë hallet: Marrim vetëm 10 mijë lekë pension!

Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takohen kryeministrin dhe t’i qajnë hallet: Marrim vetëm 10 mijë lekë pension!

September 16, 2026
Nuk do luajë më me Shqipërinë, sulmuesi i talentuar grumbullohet nga Jurgen Klopp për Gjermaninë!

Nuk do luajë më me Shqipërinë, sulmuesi i talentuar grumbullohet nga Jurgen Klopp për Gjermaninë!

September 16, 2026
Gjyqtari i Hagës: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave! Të ndaluarit u rrahën dhe iu shkaktuan vuajtje psikologjike

Gjyqtari i Hagës: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave! Të ndaluarit u rrahën dhe iu shkaktuan vuajtje psikologjike

September 16, 2026
Seanca në Hagë, trupi gjykues: Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së!

Seanca në Hagë, trupi gjykues: Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com