Një shpërthim ka ndodhur në një firmë të mbledhjes së skrapit në Krujë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 dhe firma është në pronësi të Sh. Sh..
Si pasojë e një zjarri të rënë pas rrjedhjes së gazit nga një bombol, kanë pësuar djegie 2 punonjës me iniciale G. N. dhe A. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
/a.r