Krimi i dyfishtë që ndodhi ditën e djeshme pranë Gjykatës së Tiranës, në bulevardin “Gjergj Fishta” la të traumatizuar banorët e pallatit dhe fëmijët e vegjël që panë me sy dy trupat e pajetë të dergjur në tokë. Kështu deklaroi ditën e sotme një banor i pallatit, i cili tha se fëmijët të cilët po luanin në oborrin e pallatit panë me sytë e tyre trupat e Klinton Pritës dhe 31-vjeçares Jawsackie Jaboah.
‘Fëmijët ishin jashtë, të vegjëlit po luanin, u traumatizuan, vajza i tha nënës janë kukulla ato. Nipi më tha: Gjyshi kam një dhimbje gjoksi. Këtu nuk dihet se cfarë ka, duhen kontrolluar hyrje, këtu ka dhe makina me qera, nuk kontrollojnë kush hyn dhe kush del. Administratori i pallatit duhet të kontrollojë. Kaq di kam them. Unë jam shumë i indinjuar për këtë rast. Unë as se kam idenë, këtu çfarë nuk vijnë.’- thotë banori.
Ngjarja e rende ndodhi ditën e djeshme në orën 18:00 në një pallat pranë Gjykatës së Tiranës, në bulevardin “Gjergj Fishta”. Klinton Pira qëlloi disa herë me thikë në gjoks të dashurën e tij, 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah e më pas është hedhur nga kati i tetë për të kryer aktin e rëndë, të vetëvrasjes. E reja me origjinë nga Gana por me nënshtetësi franceze kishte ardhur në Shqipëri tre orë para krimit për tu sqaruar me 26-vjeçarin për një konflikt që kishte nisur për shkaqe xhelozie./m.j