Kryetari FRPD së Shkodër, Arvit Bushati ka dalë me një reagim në rrjetet sociale lidhur me takimin e Berishës që pritet të mbajë nesër me demokratët në këtë qytet.
Bushati teksa konfirmon pjesemarrjen e tij, shkruan se ka ardhur koha që një sërë diskutimesh të happen brenda rradhëve tona, në mënyrë që pas këtij procesi të jenë më të fortë në përballjen me Edi Ramën.
“Nesër në orën 18:00 do jem në “Foltoren për Partinë Demokratike” që zhvillohet në Kinema Millenium.
Mendoj se ka ardhur koha që një serë diskutimesh e debatesh të hapen brenda rradhëve tona, në mënyrë që pas këtij procesi të jemi edhe më të fortë në përballjen tonë kryesore, atë me Edi Ramën.”/m.j