Analisti Blendi Kajsiu gjykon se nisma e Sali Berishës është hipokrite pasi nuk synon rikthimin në grupin parlamentar të PD-së, por marrjen e partisë.
Duke komentuar zhvillimet në PD, Kajsiu theksoi se nisma e Berishës “nuk ka lidhje me demokracinë”.
“Në momentin që ti thua Basha është peng i Ramës, poliagjent i oligarkisë ke thënë se nuk është më kryetar. Kjo s’ka lidhje me demokracinë e brendshme,” u shpreh Kajsiu në Euronews Albania.
“Jo! Ai po i tregon PD-së dhe SHBA-ve se ai është pronari i vërtetë i PD-së, që nuk ka vullnet mbi të tijin, se ai mund ta rrëzojë Bashën, dhe do ishte mirë që ta deklaronte qartë këtë dhe mbështetësit e tij ta deklarojnë që janë me Berishën,” vijoi analisti politik.
/b.h