• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritja e çmimit të bukës, asnjë gjobë për kompanitë e miellit/ Ahmetaj: Respektoj vendimin e ‘Konkurrencës’, janë profesionistë

by Java News
30/09/2021 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar vendimin e Autoritetit të Konkurrencës për të mos gjobitur asnjë kompani mielli, e cila rriti çmimin dhe si pasojë u rrit edhe çmimi i bukës.

Në një konferencë për gazetarët, Ahmetaj u shpreh se respekton vendimin e Autoritetit të Konkurrencës dhe si një ent i pavarur, numri dy i qeverisë u shpreh se investigimi është bërë i thellë.

“Unë kam besim tek autoriteti i konkurrencës, ata janë profesionistë kështu qe edhe si një ent i pavarur e respektoj vendimin e tyre. Sa më përket mua, vendimi që ata kanë votuar që nuk ka monopol në tregun e miellit dhe që nuk ka marrëveshje horizontale, siç referohet teknikisht në këto raste, praktikisht i besoj që janë bërë një investigim të thellë. Dhe kanë votuar më përgjegjshmëri institucionale, qytetarë dhe profesionale”, tha Ahmetaj.

VENDIMI I KOMISIONIT TE KONKURRENCES

Komisioni i Konkurrencës vendosi të mos gjobisë kompanitë e miellit. Në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë, vetëm 2 nga anëtarët e Komisionit vendosën pro ndëshkimit me gjobë të këtyre ndërmarrjeve, tre të tjerët votuan kundër.

Në këto kushte, rritja abuzive e çmimit të miellit, që solli për pasojë edhe shtrenjtimin e bukës, kaloi edhe kësaj here pa penalitete. “Në mbledhjen që u zhvillua dje, lidhur me vendimin ‘Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve ‘AgroBlend SHPK’, ‘Miell Tirana SHA’, ‘Bloja SHA’ dhe ‘Atlas Mills SHPK’ për moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara me VKK nr. 700, datë 24.07.2020’, në një votim 2 pro dhe 3 kundër, nuk miratoi propozimin e Sekretariatit për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit. Dy prej anëtarëve të këtij komisioni, Juliana Latifi dhe Eduard Ypi, votuan pro ndëshkimit me gjoba të këtyre ndërmarrjeve, ndërkohë që Leida Matja, Adriana Berberi si dhe Denar Biba votuan kundër kësaj mase administrative”.

g.kosovari

Next Post
“Nuk rrezikojmë valë tjetër”/ Alimehmeti: Situata e COVID drejt përmirësimit!

"Nuk rrezikojmë valë tjetër"/ Alimehmeti: Situata e COVID drejt përmirësimit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim”

“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim”

September 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 26 Shtator 2026

September 25, 2026
Netanyahu u bojkotua masivisht, zyrtari izraelit kontrolloi sallën dhe shënoi se kush iku gjatë fjalimit!

Netanyahu u bojkotua masivisht, zyrtari izraelit kontrolloi sallën dhe shënoi se kush iku gjatë fjalimit!

September 25, 2026
Struktura e re për barnat, Tabaku: Qytetarët paguajnë nga xhepi, qeveria përqendron miliardat në pak duar

Struktura e re për barnat, Tabaku: Qytetarët paguajnë nga xhepi, qeveria përqendron miliardat në pak duar

September 25, 2026
VIDEO / “Te zyra e Agasit isha me Argitën”. Ja përplasja e ministres me Berishën në Kuvend

VIDEO / “Te zyra e Agasit isha me Argitën”. Ja përplasja e ministres me Berishën në Kuvend

September 25, 2026
Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

September 25, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Tri çështje thelbësore të familjeve shqiptare

September 25, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Këshilli i Sigurisë së Kombit që mblidhet për “radarin” e Gysit

September 25, 2026
Dyshohet se përvetësoi 69 mln lekë, Gjykata zbut masën për ish-drejtoreshën e Postës

Dyshohet se përvetësoi 69 mln lekë, Gjykata zbut masën për ish-drejtoreshën e Postës

September 25, 2026

BE-ja “dorëzohet” për situatën në Gaza: Zgjidhja me dy shtete po rrezikohet

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com