Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët me Edi Rama dha detaje nga mbledhja e dy qeverive.
Kurti uroi Ramën për qeverinë e re, ndërsa u shpreh se dy qeveritë kanë mundësi e potencial për të realizuar projektet që priten nga qytetarët e dy vendeve.
“Kosova dhe qytetarët e saj i gëzohen progresit në Shqipëri. Përtej sfidave, dy qeveritë tona kanë mundësi e potencial për të realizuar projektet që priten nga qytetarët e dy vendeve. Ne duhet ta rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi e mirënie për dy vendet”, ka thënë Kurti.
Ai tha se duhet sa më shpejt të hiqen barrierat, si domosdoshmëri për qytetarë dhe ekonomitë e dy vendeve.
“Do të punojmë së bashku që tregu të jetë më unik, që qytetarët e mallrat të ecin sa më pa pengesa dhe shpejt. Kjo është e mundur mes neve, sepse kemi besimin e plotë te njëra-tjetra”, shtoi Kurti.
Shqipëria dhe Kosova do të kenë një sekretarit koordinues dhe do të udhëhiqet nga Gentian Salaj, që sipas Kurtit ka dy pasaporta të dy vendeve.
Mbledhja e radhës mes dy qeverive pritet të ndodhë në gjysmën e dytë të muajit nëntor.
“Biseduam edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Me synimin që mbledhja e përbashkët të jetë në gjysmën e dytë të muajin nëntor”, tha Kurti.
/m.j