Situata e Covid në Shqipëri paraqitet e qëndrueshëm me një trend në rënie. Sipas ekspertëve të ISHP kjo vjen falë ritmeve të larta të vaksinimit.
“Trendi është i qëndrueshëm madje në rënie dhe duhet të vijojmë me vaksinimin dhe zbatimin e masave” – thotë emidemiologu Artan Simaku.
Vala e katër në prag të Dimrit pritet të ketë një trend rritje më shumë se vala në të cilën Shqipëria ndodhet.
“Ende nuk jemi futur në stinën e vjeshtës dhe dimrit por parashikohet trend rritje. Vala e katër parashikohet në rritje por më i lehtë dhe më i butë se vjeshtë dimri i kaluar, sepse po rritet numri i të vaksinuarve më të dyja dozat”.
Sipas ekspertëve të ISHP deri tani më pak se 30 bashki të vendit janë në trend rritës për numrin e rasteve të reja me Covid. Incidencë më të lartë për 100 mijë banorë vijon ta ketë Saranda, Himara, Lezha dhe Berati.
/a.r