• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërtuan barkë me fuçi nafte, Agroni: U nisëm për Itali, por në kanalin e Otrantos filluan…

by A R
26/09/2021 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ka qenë Agroni i cili ka lindur në një fshat të Fierit, ka 5 motra dhe 2 vëllezër dhe tregon se fëmijëria e tyre ka qenë shumë bukur. Ai rrëfen se pas viteve ’90 filloi emigracioni masiv dhe ai kishte dëshirë të largohej kështu vendosi të shkojë në Itali me barka të ndërtuara e fuçi nafte përmes shumë peripecive.

Agroni: Filluam të organizoheshin, krijuam një barkë me fuçi të naftës, ato 2 kuintalshet dhe e bëmë barkën.

Ardit Gjebrea: Si mund të ikë një njeri me një barkë me fuçi, të niset për Itali? Ishte e rrezikshme?

Agroni: Shumë e rrezikshme, hipëm 7 veta në një barkë. Ishim 11 barka, ishte njëri që e njihnim aty në fshat që ai futej në një lundër të vjetër dhe thoshte kam kaluar detin dhe ne e besonim. I hipëm kësaj varke për të shkuar në Itali, por në Itali nuk dolëm. Kur hymë në kanal të Otrantos, ishte shumë i vrullshëm, kishte shumë peripeci, na fuste brenda dhe na nxirrte si tullumbace sipër deti.

Ardit Gjebrea: Sa ditë zgjati kjo aventurë?

Agroni: 3 ditë në det. Ushqime kishim vetëm për 1 ditë e gjysmë dhe uji na mbaroi e qëndruam 1 ditë e gjysmë pa bukë e ujë.

Ardit Gjebrea: Pastaj ju gjetën italianët?

Agroni: Na erdhi një anije luftarake italiane, na hodhi grepin tek barka e na nxori lart dhe na çuan në Brindisi. Unë isha rreth 18-19 vjeç dhe më çuan mua dhe kushëririn tim në një shtëpi pritje. Qëndrova atje 3 vite, mësova mirë italishten dhe fillova të punoja në agrikulturë të mblidhja domate, mollë.

/a.r

Next Post

Tamara, sekreti që fsheh...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com