Çmimi i kafesë pritet që të rritet deri në 20 lekë. Kështu deklaroi në “Report Tv”, kreu i shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahja. Sipas tij, këtë vit ka pasur një ulje të prodhimit të kafesë, gjë që do të reflektohet tek rritja e çmimit të saj, pasi kërkesa e tregut do jetë e madhe.
TIRANË- Çmimi i kafesë pritet që të rritet deri në 20 lekë. Kështu deklaroi në “Report Tv”, kreu i shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahja. Sipas tij, ky ka qenë një vit i vështirë dhe ka pasur një rritje të çmimeve për të gjitha lëndët e parë, siç ndodhi edhe me grurin.
Duke u ndalur në detaje, Jahja shpjegoi se përse pritet të ketë një rritje të çmimit të kafesë. Ai tha se këtë vit ka pasur një ulje të prodhimit të kafesë, gjë që do të reflektohet tek rritja e çmimit të saj, pasi kërkesa e tregut do jetë e madhe.
“Është rritur çdo lënë e parë, hekuri, çimento, gruri kështu që teknikisht do rritet edhe kafeja, duke qenë se në jemi vend importues, do rritet edhe çmimi. Vlen të theksohet se ka të paktën 20 vite në Shqipëri që nuk ka pasur rritje të çmimit të kafesë si në çdo vend të botës. Gjithsesi si çdo gjë tjetër edhe këtu funksionojnë gjërat mbrapsht sepse kemi një ofertë shumë të lartë kafeje për konsumatorët, ndërkohë do rritet edhe çmimi kafesë si lëndë e parë, absurditet për tregun e lirë. Sivjet ka qenë një vit i keq në prodhimin e kafesë dhe tregjet botërore kanë më pak ofertë për kafe lënë të parë, kjo sjell rritjen e kërkesës edhe rritjen edhe çmimit, sepse oferta nuk e përmbush kërkesën. Kjo do të sjell rritjen. Te ne funksionon ndryshe, ne kemi kërkesë të madhe, që do sjell rritjen e çmimit. Parashikohet 10 deri në 20 lekë”, tha Jahja.
Kreu i shoqatës së Bar-Restoranteve pohoi se rritja e çmimit të kafesë pritet të reflektohet nga mesi i muajit tetor. Sipas tij, do rritet çmimi i kafesë si lëndë e parë, ç’ka do të sjell edhe rritjen e kafesë turke dhe asaj në bare. Ndër importuesit kryesor të kafesë, Jahja përmendi Italinë, Greqinë dhe Brazilin, teksa tha se në vendin tonë kemi rreth 500 importues kafeje.
“Kjo besoj do fillojë të ndihet nga mesi i tetorit, pasi atëherë do reflektohet te kafeja lëndë e parë, por edhe tek kafja turke. Do ketë reflektim gjithëpërfshirës, edhe kafja e restorantit, edhe e shtëpisë. Dy janë importuesit kryesor, Italia, një pjesë e vogël nga Greqia, por shkohet edhe më tej në Brazil, një nga importuesit kryesor. Së fundmi sipas informacioneve nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave kemi të paktën rreth 400 deri në 500 importues kafeje. Për vendin tonë është një shifër e madhe dhe e lartë. Jemi diku tek 700 deri në 1 mijë ton”, u shpreh Jahja. Shqiptarja.com