Një sherr mes një çifti ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit dhe të granatave.
Mësohet se në mesditë, rreth orës 12:00, në zonën e njohur si Poliklinika në qytetin e Vlorës, në ambientet e një lokali janë dëgjuar të shtënat. E plagosur ka ngelur një vajze e cila është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor.
Por si ndodhi ngjarja?
Më datë 25.09.201, rreth orës 12:05, në vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.
I riu ka qenë duke konsumuar kafe brenda lokalit, kur atje ka shkuar e reja. Mes tyre ka nisur një sherr fillimisht verbal që më pas ka degraduar në përfundimin e dhunës.
Dëshmitarët kanë treguar në Polici se djali e ka tërhequr vajzë zvarrë për disa metra. Më pas kanë ndërhyrë disa nga personat që ishin në lokal dhe ai ka dalë jashtë.
I riu është rikthyer për disa minuta dhe e ka qëlluar me armë zjarri të renë, ndërsa brenda lokalit ka hedhur një granatë, që për fat të mirë nuk ka plasur.
Falë reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.
Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/m.j