• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj dhe arkitekti me famë botërore Winy Mass inspektojnë ecurinë e punimeve te Piramida: Jo vetëm qendër digjitale, por multifunksionale

by Java News
25/09/2021 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi ecurinë e punimeve te Piramida, këtë herë me praninë e arkitektit me famë botërore, Winy Mass, i cili ka realizuar projektin për transformimin e godinës ikonë në Tiranë, në qendrën më të madhe ICT në rajon për aftësimin e të rinjve me njohuri në kodim dhe teknologjinë e informacionit. Ne inspektim moren pjese edhe bashkedrejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan te Zhvillimit, Martin Mata dhe Aleksander Sarapuli.

Veliaj tha se tashmë Piramida është në një faze ku duhen marrë disa vendime të rëndësishme.

“Një nga vendimet e rëndësishme është se nga 5 katet e Piramidës, vetëm dy kate do t’i përdorim për shkollën Tumo, tre të tjerat do të jenë të hapura për publikun. Pra, do të jetë një mundësi që prindërit teksa presin fëmijët, te shohin një panair, ose te perdoret nga ekipet e teknologjisë ose nga kompani start-up. Ne duam që i gjithë qyteti të ketë akses te Piramida. Kështu që, praktikisht ndërtesa i rikthehet qytetit. Për sa i përket fasadës, të gjithë fëmijët e viteve 80 dhe 90-të, duan atë rrëshqitesen e famshme, por disa janë mësuar me festivalin e filmit dhe me kinemanë verore, por edhe gjelbërim”, sqaroi Veliaj, teksa theksoi se vitin që vjen kur Tirana është “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, do ketë stolinë më të bukur për të rinjtë shqiptarë.

Arkitekti Winy Mass dha disa detaje më specifike se si po vijon ndërtimi i Piramidës.

“Është emocionuese, jemi afër përfundimit. E kemi hapur ndërtesën dhe e kemi përshtatur në një mënyrë që krijon më shumë hapësirë dhe akses për publikun. Kemi filluar të testojmë shkallët, në mënyrë që të japin më shumë siguri për njerëzit që do i përdorin. Jemi duke punuar me fasadën për ta mbajtur sa më të hapur të jetë e mundur. Bëhet më e fortë dhe më pëlqen sepse bëhet më racionale dhe më historike gjë që iu jep përgjigje shumë njerëzve që diskutojnë pse jemi duke e bërë këtë, pse po e mbajmë kështu strukturën dhe ky është mesazhi”, vuri në dukje Mass.

Në fund kryebashkiaku tha se çdo gjë që po ndërtohet në Tiranë po bëhet me materiale të forta çelik edhe beton të markës më të lartë dhe të standardeve më të larta europiane, për t’i bërë ballë çdo lloj fenomeni natyror.

Projekti i rivitalizimit të Piramidës së Tiranës synon transformimin e saj në një qendër multifunksionale në qytet, duke siguruar hapësirë për të rinjtë dhe njerëzit që të angazhohen në art, kulturë dhe teknologji krijuese. Plani synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa është e arritshme nga të gjitha anët.
Next Post
Plagosja e 23-vjeçares në Vlorë/ Flet drejtori i policisë: U dëgjuan krisma në një lokal, neutralizuam në kohë autorin. Ja si është gjendja e vajzës

Plagosja e 23-vjeçares në Vlorë/ Flet drejtori i policisë: U dëgjuan krisma në një lokal, neutralizuam në kohë autorin. Ja si është gjendja e vajzës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Dënimet në Hagë: Midis solidaritetit njerëzor ndaj të akuzuarve dhe keqkuptimeve alla shqiptare për drejtësinë

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com