Yuri Kim pas takimit me Bashën: Nga SHBA direkt në PD, demokracia është një parti opozitare që “lulëzon”
“Sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni ku pata mundësinë për të biseduar me liderë nga të gjitha agjencitë, përfshirë Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë.
Sigurisht pata mundësi që të japë informacion shefave të mi dhe zyrtarëve të lartë amerikanë për situatën në Shqipëri.
Besoj që mendova që ishte e rëndësishme se sa erdha në PD, për të ndarë me kryedemokratin për atë që mësova në SHBA.
Ndava me kryetarin Basha që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar më ngushtë me Partinë Demokratike. Sikurse e dimë qeveria e SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD që në fillim të saj.
Ne ishim aty kur PD erdhi në pushtet për herë të parë, dhe shpresojmë të punojmë sëbashku kur ajo të kthehet në pushtet sërish.
Demokracia përkufizohet nga një parti opozitare e fortë që lulëzon.
E kuptojmë shumë mirë që PD ndodhet në pozitë të mirë por shpresojmë së do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar për të fituar përsëri zgjedhjet.
Gjithashtu dëshiroj të konfirmoj që përsa i përket Uashingtonit, ne jemi serioz në luftën kundër korrupsionit, jemi të gfatshëm ta sulmojmë atë pavarësisht rangut nivelit, apo partisë”, tha Kim.
/m.j