Një person ka mbetur i vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në një supermarket në Tennessee, SHBA. Pas sulmit, autori e drejtoi armën edhe nga vetja.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se autori i armatosur ndoqi blerësit dhe punonjësit e supermarketit ndërsa ata vraponin të fshiheshin nëpër rafte. Disa madje u futën edhe në frigoriferët e dyqanit.
Si pasojë e plagëve të marra, një nga 12 të plagosurit iu nënshtrua një operacioni ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion. Ngjarja ndodhi në marketin Kroger, në qytetin Collierville.
“Gjetëm njerëz të fshehur nëpër frigoriferë apo të kyçur nëpër zyra. Po bënin atë që u ishte mësuar në kështu rastesh, vrapuan dhe u fshehën,” thanë autoritetet për mediat.
Sipas raportimeve, sulmuesi ishte në ish-punonjës i supermarketit që ishte pushuar të enjten nga puna.
g.kosovari