Një aksident është regjistruar në aksin e rrugës rurale Bradashesh-Kusarth. Mësohet se në aksident është përfshirë një furgon i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i cili u përplas me një karrocë.
Po ashtu bëhet e ditur se furgoni, i cili transportonte dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari, në gjykatë ka përplasur kalin që tërhiqte karrocën.
Nuk është e qartë se pse furgoni i Burgjeve kishte zgjedhur që të lëvizte në këtë aks rural. Ndërkohë që nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar, përveç kafshës, e cila ka ngordhur.
Kujtojmë se Sanxhaktari është arrestuar bashkë me 3 persona të tjerë, në lidhje me vrasjen e 40-vjeçarit Florian Lamçe më 30 korrik të 2020-ës.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 22.09.2021, rreth orës 12:20, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan, është përplasur mjeti i Policisë së Burgut Bradashesh me një karrocë që tërhiqet me kafshë dore.
Nga përplasja ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.
/b.h