Rafaela Fiko, bukuroshja italiiane, është rikthyer të flasë për historinë me Mario Balotenin, më të cilin kanë dhe një fëmijë. Modelja seksi foli nga shtëpia e “Grande Fratello VIP” në Itali, teksa zbuloi detaje interesante nga historia e dashurisë me sulmuesin italian.
“Me Marion ishte një dashuri gjithëpërfshirëse. Unë kam pasur histori të tjera pas tij, por kurrë nuk jam dhënë si në lidhjen me Balotelli.
Nuk kam qenë kurrë e dashuruar si me atë. Pas disa vështirësish, tani marrëdhënia mes nesh është e shkëlqyer. U deshën disa vite që të sqaroheshim. Ai kërkoi falje, duke thënë se e dinte dëmin që më bëri. Unë e dua atë si një vëlla.
Ai ka pasur shumë situata serioze gjatë jetë, që e kanë detyruar, të bëhet ai që nuk ishte. Isha 21 vjeç kur u dashurova me Marion, nuk ishte dashuri me shikim të parë, ai më pëlqente shumë. Më tërhoqi me telefonata dhe trëndafila të kuq.
Mario nuk ishte në Itali, historia jonë ishte e trazuar, së pari ai u përpoq të kishte një fëmijë me mua, pastaj nuk donte të më përzinte nga shtëpia, pastaj e donte atë, pastaj nuk e donte. Situata ishte e tmerrshme. Na u deshën 7 muaj për të pasur Pian dhe kishim një plan jetese së bashku. Marrëdhënia jonë ishte shumë mbytëse, kishim shumë njerëz që futën hundët në të”, u shpreh Rafaela Fiko.
g.kosovari