Për të mos rrezikuar jetën nga përdorimi i kompjuterit, është mire që mos ta mbani atë në prehër dhe të mos e përdorni disa orë para se të flini. Pajisjet elektronike përhapin rrezatime elektromagnetike që janë të dëmshme për trupin e njeriut.
Kompjuterët sidomos përhapin më shumë rrezatime elektromagnetike, dhe në rast se e mbani laptopin në prehër, atëherë e ekspozoni trupin tuaj ndaj valëve elektromagnetike. Këto valë elektromagnetike prishin strukturën qelizore të njeriut dhe mund të shkaktojnë edhe kancerin. Meshkujt sidomos nuk duhet ta përdorin asnjëherë laptopin në prehër, pasi mund të mbeten steril.
Studimet kanë treguar gjithashtu se drita e lëshuar nga ekrani i kompjuterit shkakton pagjumësi tek përdoruesit. Drita e kaltër nxit prodhimin e melatoninës, një hormon i cili ndikon në gjumë, ndaj është e rëndësishme që mos ta përdorni kompjuterin disa orë pasi të flini.