Në këtë valë të re COVID, numri i personave të infektuar që nuk janë vaksinuar është më i lartë se ai i të prekurve që janë vaksinuar. Mjekja e familjes Diana Hysi në Qendrën Shëndetësore nr.1 në Tiranë bën dallimin e rasteve të infektimit tek të vaksinuarit dhe jo të vaksinuarit.
“Personi i vaksinuar pavarësisht se infektohet, infektohet 70% më pak se i pavaksinuari. Personi i vaksinuar nëse infektohet pavarësisht se transmeton, ngarkesa virale e tij si rezultat i vaksinës fillon dhe pakësohet në shumë pak ditë, prandaj personi i vaksinuar e kalon sëmundjen në shumë pak ditë se sa një person i cili është i pavaksinuar dhe e kanë marrë të dy rishtazi le të them”, tha Hysi.
Hysi tregon se të rinjtë që po infektohen po shfaqin temperaturë që u zgjatë 10 ditë.
“Persona të rinj edhe 20 vjeç, edhe studentë të cilët janë të pavaksinuar 10 ditë me temperaturë, i shkund, bëjnë një temperaturë rezistente pa prekje pulmonare që të mos frikësohen të dinë se çfarë po ndodhë ose gastrointerite por temperatura është më e zgjatur dhe rezistente sepse kjo shpjegohet edhe nga ana shkencore, një organizëm i ri reagon fortë. Ndërsa tek personat që kanë qenë më në moshë dhe të vaksinuar jo më shumë se 4-5 ditë”, tha Hysi
Për studentët është vendosur vaksinim i detyruar dhe kanë afat deri më 30 shtator. Por specialistja e ISHP, Gentiana Qirjako tha për Report Tv se studentët që kanë kaluar COVID në 3 muajt e fundit duhet të lejohen të futen në auditore edhe nëse nuk kanë bërë vaksinën.
Aktualisht në vendin tonë ka 12,848 raste aktive me COVID-19, prej të cilëve 204 po marrin trajtim në spitalin Infektiv dhe COVID 3. Shifrat e të vaksinuarve kanë shkuar mbi 1.6 milionë./shqiptarja.com
g.kosovari