• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Prishja e marrëveshjes për nëndetëset, përplas superfuqitë/ Franca tërheq ambasadorët nga SHBA-të dhe Australia

by Java News
17/09/2021 22:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja e SHBA-së dhe Britanisë tensionon marrëdhëniet me Francën. Dy ditë pas marrëveshjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për t’i siguruar teknologji Australisë për të ndërtuar nëndetëse bërthamore ka ardhur reagimi i Francës.

Parisi kaloi në kundërsulm mbrëmjen e së premtes, ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian njoftoi se kishte tërhequr ambasadorët nga SHBA dhe Australia.

“Një vendim i tillë i jashtëzakonshëm justifikohet me seriozitetin e njoftimeve të 15 shtatorit nga Australia dhe Shtetet e Bashkuara” shpjegoi ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian.

Por cila është arsyeja?

Marrëveshja, shkatërroi paktin miliarda dollarë që Franca kishte nënshkruar me Australinë për nëndetëset. Ministri i Jashtëm francez e kishte përshkruar më herët paktin SHBA-Britani-Australi si një “thikë në shpinë“.

“Ne jemi në negociata tregtare me Australinë, nuk shoh se si mund t’i besojmë partnerit australian” tha zëvendës ministri për Çështje Evropiane  Clement Beaune një ditë pas shpalljes së marrëveshjes së sigurisë midis Australisë, SHBA dhe Britanisë së Madhe, që rezultoi në anulimin e kontratës me Francën.

“Kjo është një shkelje e madhe e besimit nga ana e Australisë” tha ai. “Marrëdhëniet ndërkombëtare nuk kanë të bëjnë me naivitetin, qëllimet e mira, por arsyeja, nënshkrimi i një kontrate ka rëndësi. Nëse nuk ka më besim, ne nuk mund të ecim përpara”  tha ai.

Komisioni Evropian ka marrë përsipër që nga viti  2018  të negociojë marrëveshje të tregtisë së lirë me Australinë dhe Zelandën e Re. Franca humbet 50 miliardë dollarë nga anulimi i paktit.

Por çfarë është kjo marrëveshje? 

Kjo është ndoshta marrëveshja më e rëndësishme e sigurisë midis tre kombeve që nga Lufta e Dytë Botërore, thonë analistët. Pakti do të përqendrohet në aftësinë ushtarake, duke e ndarë atë nga aleanca e inteligjencës Five Eyes, e cila gjithashtu përfshinë Zelandën e Re dhe Kanadanë.

Ndërsa nëndetëset Australiane “copa e madhe”, Aukus do të përfshijë gjithashtu ndarjen e aftësive kibernetike, inteligjencën artificiale, atë kuantike dhe teknologji të tjera nënujore.

“Kjo është një mundësi historike për tre kombet, me aleatë dhe partnerë të të njëjtit mendim, për të mbrojtur vlerat e përbashkëta dhe për të promovuar sigurinë dhe prosperitetin në rajonin Indo-Paqësor”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Drejtuesit nuk iu referuan Kinës drejtpërdrejt, por thanë se sfidat e sigurisë rajonale ishin “rritur ndjeshëm”.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ S’ka fitues në “Elbasan Arena”, Laçi i merr një pikë Dinamos. VAR i heq golin bluve

VIDEO/ S'ka fitues në “Elbasan Arena”, Laçi i merr një pikë Dinamos. VAR i heq golin bluve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In