Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike Fitim Zekthi, e ka konsideruar një pasojë të vendimit të SHBA situatën që është krijuar me ish-kryeministrin Berisha.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Zekthi u shpreh se Basha ka marrë një vendim që nuk donte ta merrte. Lidhur me atë që Berisha zhvilloi ditën e djeshme, Zekthi e tha se nuk i shërben PD-së dhe që të gjithë këtë e bën pasi është i zemëruar dhe i inatosur.
Ai sërish ka përsëritur edhe njëherë se e konsideron të padrejtë vendimin e marrë nga SHBA ndaj ish-kryeministrit.
“Berisha është historia dhe ndërgjegja personale dhe ideologjike e PD dhe kjo gjë do mbetet e palëkundur. Nëse nuk do kishte ndodhur vendimi i Blinken nuk do të ishim në këtë situatë. Blinken ka prodhuar këtë situatë. Basha ka marrë një vendim që nuk donte ta merrte. Shqipëria nuk mund të jetë më e mirë se cfarë është pa përkrahjen e e SHBA-ve. Është kusht që ne të rreshtohemi me të.
Ajo që ndodhi dje me Berishën nuk i shërben as PD-së as kthimit të sovranitetit. Berisha ka ndryshuar të gjithë diskursin ndaj PD pas vendimit të Bashës. Kjo gjë bëhet për shkak të zemërimit dhe inatit të Berishës. Jam i terrorizuar nga kjo lloj pozite. Ne do të donim që Berisha të mos lejonte që egot personale të dominonin vendimarrjen politike. Berishës i kanë rënë në qafë. Ka 9 vite në opozitë PD dhe vendimi i SHBA nuk ka kuptim. Është i lënduar pas i është goditur personaliteti. Do të doja që politika të hynte në një resht tjetër pa inat e zemërime”- tha ai.
I pyetur nëse Berisha mund ta fitojë këtë betejë që ka nisur, Zekthi tha se ai nuk ka një betejë me Bashën po beteja e tij është me kohën politke.
“Berisha është një nga politikanët e rrallë në botë që pas lënies së posteve politike ka pasur një jetë politike shumë intensive. Prania e madhe publike e Berishës ka bërë hije tek Basha. Ne jemi në një pikë që nuk do të duhet të kapemi me thonj pas gjërave të së shkuarës. Unë nuk e besoj kurrë që Basha bashkëpunon me Ramën. Berisha nuk ka një betejë me Bashën. Ai ka një betejë me kohën. Është e pamundur që Berisha ta fitojë këtë betejë me kohën politike”- tha Zekthi.
/m.j