• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzim Basha dhe pasoja fatale e “atvrasjes” me 8 vite vonesë!

by Alfred Peza
17/09/2021 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Megjithëse ia shprehu babait të tij politik, dashurinë e përjetëshme edhe me shkrim në librin “Misioni im”, Lulzim Basha u detyrua pas 25 prillit që ta vriste atë. Duke zgjedhur mes SHBA dhe Sali Berishës, anën e aleatit strategjik të Shqipërisë dhe të PD, Lulzim Basha i hapi më në fund vetes dhe opozitës shqiptare një prespektivë të re politike për të ardhmen.

Pavarësisht lëvizjes që kërkon të nxisë, përmes turit të takimeve me militantët e bazës, Sali Berisha tashmë është thjeshtë e shkuara. Ndërsa Lulzim Basha, e ardhmja e PD dhe e së djathtës shqiptare. Kur vjen puna për të kuptuar se nga po anon peshorja e pushtetit, instikti i qytetarëve nuk gabon kurrë. Ndaj nuk ka as më të voglin dyshim, se kë do të zgjedhin në fund të fundit edhe vetë demokratët, në fund të kësaj historie.

Akti i “atvrasjes” politike, është vendimi më i rëndësishëm që Lulzim Basha ka marë deri tani në karrierën e tij, duke i hapur vetes dhe opozitës portën që i çon drejt pushtetit. Vendimi për të larguar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD, pas shpalljes së tij “non grata” nga SHBA, ishte shpata që preu “Nyjen Godriane”. Pas kësaj, vetëm Lulzim Basha mund ta pengojë Lulzim Bashën, në rrugën drejt realizimit të ëndrrës kryeministrore.

Sa më shumë orë dhe ditë kalojnë, nga vendimi i marrë prej tij për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, aq më shumë po kuptohet se përse bota nuk u përmbys. Se dielli lindi jo vetëm të nesërmen në mengjes, por edhe çdo mëngjes tjetër të kësaj jave, që sapo kaloi. E se jeta vazhdon dhe do të vazhojë, si edhe më parë në histori. Ashtu siç ka ndodhur edhe pas ikjes së Ismail Qemalit, Fan Nolit, Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Ramiz Alisë apo Fatos Nanos.

Kaq mjafton për të kuptuar, sesa gabim e ka patur Lulzim Basha kur nuk e ndëmori këtë akt, që në vitin 2013 kur u ngjit në krye të PD dhe Sali Berisha deklaroi se do të largohej. Ai e ka kopjuar gjithë rrugën që Edi Rama ndoqi për tu ngjitur në majën e PS, duke ndjekur trajektoren e tij politike, përmes kalimit nga zyra e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Por në të vetmin rast që nuk e bëri, duke mos patur as guximin dhe stofin e duhur për këtë, dështoi.

Edi Rama e vrau babain e tij politik Fatos Nano, menjëherë pasi u zgjodh në krye të PS, që në vitin 2005. E pas kësaj, iu deshën dy mandate në opozitë, të mbushura me 8 vite luftë për tu bërë kryeministër e rikthyer socialistët në pushtet. Dy liderët e PS të këtyre 30 viteve, kanë tani një raport të shkëlqyer njerëzor e politik, siç Lulzim Basha bënte sikur me Sali Berishën gjatë 8 viteve të shkuara në opozitë.

Atvrasja e ndihmoi Edi Ramën, për tu bërë shumë shpejt edhe Kryetari real i PS, edhe lideri “de facto” i opozitës së majtë deri më 2013. Megjithë betejat e jashtëzakonshme politike që iu desh të zhvillonte, derisa ia doli të bëhej Kryeministër, sa më shumë kohë kalonte nga largimi i Fatos Nanos aq më shumë forcohej lidershipi i tij. Çka e ndihmoi Edi Ramën, që të maksimizonte rreth vetes, të gjitha votat dhe mbështetjen politike të opozitarëve të asaj kohe.

Këtë rrugë duhet të ndiqte edhe Lulzim Basha që në vitin 2013, në mënyrë që përgjatë 8 viteve që lamë pas të përshkonte ciklin politik që mund ta kishin bërë pas 25 prillit 2021, Kryeministrin e qeverisë së re të sapo votëbesuar në Parlament. Por meqenëse këtë gjë nuk e bëri në kohën dhe në vendin e duhur, ai i humbi fatalisht 8 vite të karrierës politike, vetëm për faj të pafuqisë së tij para Sali Berishës.

Me aktin e vonuar të atvrasjes politike, Lulzim Basha i dha vetes një mundësi të dytë, për të realizuar me sukses atë që nuk arriti herën e parë. Gjatë këtij mandati të ri opozitar deri në zgjedhjet e 2025, Lulzim Basha duhet të fitojë jo vetëm betejën e sapo nisur me Sali Berishën brenda PD, por edhe atë me Ilir Metën dhe LSI brenda opozitës.

Ky hap do ti japi më në fund Lulzim Bashës, pushtetin real dhe lidershipin e munguar, brenda së djathtës shqiptare. Pas zgjedhjeve të 2025, ai ka shansin e fundit për të përshkruar në 4 vjet rrugën për rikthimin e pashmangshëm në vitin 2029, të PD dhe opozitës së sotme shqiptare në pushtet. Këtu buron me sa duket, edhe sigura e Edi Ramës, që flet dhe punon për realizimin e projektit të Shqipërisë së vitit 2030.

Këtë dhuratë të paçmuar socialistëve dhe Edi Ramës, për të synuar qëndrimin 4 mandate radhazi në pushtet, ia bëri Lulzim Basha. Jo përmes ndonjë marrëveshje okulte, siç predikojnë konspiracionistët e propogandës opozitare sot, por me vonesën e tij fatale për të vrarë politikisht Sali Berishën që në 2013.

Next Post
Vizita e lamtumirës së kancelares në Ballkanin Perëndimor/ Merkel do të bisedojë për…

Angela Merkel në largim, viti 0 i Ballkanit Perendimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK i ka marrë celularin? Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon kontrollet ndaj tij

SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin dhe akuzat e ngritura

November 12, 2026
“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

November 12, 2026
Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Problemet e shoqërisё, popullit dhe partitё politike

November 12, 2026
Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

November 12, 2026
Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

November 12, 2026
Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

November 12, 2026
Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

November 12, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa anë sociale kanë buxheti dhe paketa fiskale 2027?

November 12, 2026
“Përballja e parë reale me drejtësinë”/ SPAK mbylli hetimet, Lala shpjegon ç’ndodh tani me Berishën

“Je gazetarja më e keqpërdorur zonjë!”- Pas Drejtësisë, Sali Berisha sulmon edhe gazetaren Klodiana Lala në daljen nga SPAK

November 12, 2026
Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In