Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka vendosur që të shtyjë përsëri afatin për ndalimin e grumbullimeve të njerëzve në vende të hapura dhe të mbyllura, për shkak të rritjes së numrit të së infektuarëve.
Kjo masë ishte në fuqi deri më datë 06 shtator, por ministria e ka zgjatur deri më 20 shtator. Urdhri është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe është publikuar në fletoren zyrtare.
Ora policore në vendin tonë është në orën 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, si dhe mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura.
Vendimi
“Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, të ndryshuar
Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID -2019, si edhe në zbatim të vendimit të Komitetit të Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirusi i ri.
URDHËRO J: Në urdhrin nr.633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” , të ndryshuar, bëhet ndryshimi si
vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit , togfjalëshi “deri në datën 6.9.2021” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 20. 9.2021”.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare
Ditën e djeshme Sali Berisha mblodhi në një ambient të mbyllur dhjetra, njerëz ku lajmëroi se do niste turin për largimin e Bashës. Ky vendim i Berishës erdhi pasi Lulzim Basha mori vendimin për ta larguar nga partia demokratike pas shpalljes “non-grata”.
Ajo që bie në sy është se askush në atë sallë nuk ishte me maska, as vetë Berisha i cili është doktor nuk mbajti maskë. Kjo lëvizje e Sali Berishës mund të kthehet në një vatër infektimesh me Covid.
Dhe pyetja që duhet në këtë moment është se a do gjobitet Sali Berisha për këtë mbledhje të organizuar?. Të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit, a do funksionojë edhe në këtë rast me Sali Berishën?/shqip
/m.j