Ashtu siç kishte paralajmëruar ish-lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha, pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka nisur aksionin kundër Lulzim Bashës, ku siç ka deklaruar do t’i kthejë sovranitetin kësaj partie.
Berisha nuk ka humbur kohë dhe që nga nesër do të zbresë në terren dhe do të nisë takimet me anëtarët e PD-së në Tiranë, ku do të mbledhë firmat për të kërkuar referendum në lidhje me vendimin individual të Lulzim Bashës.
Sakaq 30 anëtarët e Kryesisë së Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë depozituar sot një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kreut të Këshillit Kombëtar për thirrjen e një referendumi pas përjashtimit të Sali Berishes nga grupi parlamentar. Sipas tyre anëtarsia duhet të vendosë pasi është shkelur statuti dhe vlerat e PD-së.
“Duke e konsideruar këtë veprim në shkelje të plotë të statutit, parimeve, vlerave të PD si dhe rrezikun që mbart për përcarjen e thellë dhe të parikuperueshme të saj kërkojmë që ky veprim ti nënshtrohet me domosdoshmëri një referendumi në anëtarësinë e partisë si të vetmen rrugë për të ruajtur unitetin e PD”, thuhet në shkresën e FRPD.
Kerkesa e kryesise se FRPD
g.kosovari