Sekretari për Sigurinë dhe Rendin Publik pranë PD-së, ka reaguar sot sa i përket shifrave të raportuara nga INSTAT.
Në një njoftim për mediat, Enkelejd Alibeaj thekson se Shqipëria po bëhet përditë më e pasigurtë.
“INSTAT raporton se aksidentet rrugore në 2015 u rritën me 15.8 %. Numri i të aksidentuarve u rrit me 17.2 %. Në 3 muaj të 2015 u kryen 586 aksidente rrugore. “Reforma” e burgosjes së shqiptarve dhe e zhvatjes së parave të tyre me gjoba të larta dështoi” – tha Alibeaj.
Sipas tij, qeveria njeh vetëm 1 mënyrë për qeverisje: ndëshkimin e shqiptarëve.
“Kjo është pasoja e aksidentit më të madh politik, që iu ka ndodhur shqiptarëve. Opozita dhe shqiptarët janë të vendosur për të spastruar rrugën e tyre nga aksidentet, drejt normalitetit” – përfundon deklaratën Alibeaj.